Novak Djokovic, në një intervistë për Corriere della Serra, kishte paralajmëruar dëshirën për të ardhur në Kosovë.
“Dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelenan për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin 8-vjeçar dhe Tarën 5-vjeçare”, kishte deklaruar mes tjerash ai, duke folur më pas për situatën politike.
Megjithatë, ndaj lajmit për ardhjen e Djokovic në Kosovë ka reaguar edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Çeku, duke shfytëzuar rrjetin social “Twitter” ka shtuar se ai nuk mund të vijë, nëse nuk vaksinohet.
“No-Vax No entry”, shkroi Çeku.