Site icon PrishtinaPress

Djegja e Nënstacionit/ Rikthehet furnizimi i energjisë elektrike në Prishtinë për të gjithë qytetarët

Është rikthyer furnizimi i energjisë elektrike në kryqytet pas djegjës së nënstacionit Prishtina 3.

KOSS-t bëri të ditur se mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates, përcjell IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të avrisë së madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.

Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates.

KOSTT falenderon ekipet e reaguesëve të parë, si zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, agjencitë emergjente, dhe në veçanti falënderojmë ekipet teknike profesionale të mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme.

Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.

KOSTT mbetet plotësisht i përkushtuar në shërbim të qytetarëve, duke vazhduar të punojë pa rreshtur për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.

KOSTT kërkon mirëkuptimin e treguar nga qytetarët, institucionet dhe bizneset e afektuara nga mungesa e energjisë elektrike.

Exit mobile version