2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Djegia e veturës në Zubin Potok/ Berisha i AAK-së: Të identifikohen kriminelët, të sillen para drejtësisë

Sot  është djegur edhe një tjetër veturë me targat “RKS”, në Zubin Potok, e cila ishte pronë e një personi serb, shkruan Prishtinapress.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 03:34 (pas mesnate), kur policia është njoftuar se një veture të tipit Hyndai me targa RKS i është vënë zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, në një prononcim për Prishtinapress ka bërë me dije se Policia e Kosovës duhet sa më parë të identifikojë kryersit e këtyre veprave.

“Republika e Kosovës duhet t’i mbroj gjithë qytetarët e Kosovës e sidomos zyrtaret e rendit te cilët po pranojnë t’i konvertojnë targat në RKS. Ligji vlen për të gjithë njësoj, Policia e Kosovës duhet që sa më parë të identifikojë kryesit e këtyre veprave kriminale dhe t’i vë përballë drejtësisë”, tha Berisha për Prishtinapress.

Edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier  ka dënuar djegie ose shkatërrimin e pronës të çdo kujt dhe përpjekjet për të frikësuar ata që synojnë t’i marrin targat RKS.

“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Tëitter.

Ai ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së ndaj Kosovës për një zgjatje të plotë të periudhës së konvertimit të targave.

LEXO EDHE: SHBA kërkon sërish që Kosova ta shtyjë afatin e targave për 12 muaj

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi masa qortuese e propozuar nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale serbe të cilët refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Kujtojmë se dy vetura u dogjën javën e kaluar në Leposaviq pasi kishin konvertuar targat e tyre në RKS. Njëri rast ndodhi të mërkurën më 26 tetor e tjetri një ditë më pas, më 27 tetor.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovës, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri.

Qytetarët serbë në veri të Kosovës, mund të riregjistrojnë veturat e tyre në RKS. Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës, sikurse KM, PR, PZ./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img