Site icon PrishtinaPress

Djegia e një autosalloni në Vushtri, policia deklarohet për rastin

NJë autosallon është djegur në Vushtrri, ku raportohet për dëme të mëdha. Bëhet fjalë për auto salloni ‘Betimi’.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se hetimet për rastin kanë nisur nëse dikush ia ka vënë zjarrin.

“Kanë nisur hetimet lidhur me incidentet e zjarrit, dhe deri tani rasti është inicu dhe po hetohet si zjarrvënie. Hetimet janë duke vazhduar, të shohim se a po del ndonjë element për identifikimin e personit që ka shkaktuar zjarrin”, tha Zahiti.

Exit mobile version