Komuna e Gjakovës ka reaguar pas djegies së muzeut të muzikës në qytetin e kulturës.
Përmes një postimi në “Facebook”, autoritetet komunale kanë bërë të ditur se i njëjti do të rindërtohet vitin e ardhshëm me buxhet komunal.
Tutje, një gjë të rëndësishme e konsiderojnë edhe atë se brenda nuk ka qenë asnjë artefakt.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanes, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve.
E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.
Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.
Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.”