-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dje nga Athina, sot nga Beogradi, presidentja e Greqisë: S’e njohim Kosovën

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq kanë mbajtur një konferencë për media.

Ajo ka thënë se Serbia i takon familjes evropiane dhe ka shtuar se Greqia mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Megjithatë Sakelaropoulou ka ritheksuar qëndrimin e saj të shprehur dje në Athinë se “pozicioni grek për Kosovën mbetet i pandryshueshëm”.

“Ne mbështesim bisedimet e fundit. Qëllimi ynë është të forcojmë pozitën ekonomike të Serbisë. Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar”, ka thënë presidentja greke.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img