“Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”, shkruan Kryeministri.
Haradinaj i ka kërkuar Merovcit që edhe më tutje t’i kontribojë atdheut.
“Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, shkruan Haradinaj.
Ata kanë shkëmbyer edhe një shtrëngim duarsh.