4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dje e shkarkoi zëvendësdrejtorin e AKI-së, çfarë thotë sot kryeministri për të

Dje është shkarkuar nga pozita e zëvendësshefit të AKI-së, Latif Merovci.

Mirëpo sot është pritur në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili e ka falënderuar Merovcin për kontributin e dhënë në AKI edhe pse një ditë më parë me urdhër të tij Merovci u shkarkua dhe iu kërkua ti dorëzojë të gjitha pajisjet e punës.

“Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”, shkruan Kryeministri.

Haradinaj i ka kërkuar Merovcit që edhe më tutje t’i kontribojë atdheut.

“Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, shkruan Haradinaj.

Ata kanë shkëmbyer edhe një shtrëngim duarsh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img