1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Djaloshi zbulon flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ në Finlandë, serbët sulmojnë UEFA-n (Fot

Një flamur i ngjashëm me atë të dronit në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri është parë edhe në ndeshjen e së hënës në mes Kosovës e Finlandë.
Kjo i ka çartur serbët. Mediat në Beograd e kanë pyetur UEFA-n se a po e sheh më në fund ‘Shqipërinë e Madhe’, pasi shtëpia e futbollit botëror i kishte dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë kundër Serbisë.
“Nuk dihet nëse delegati anglez, Barry Wright, dhe vëzhgues i UEFA-s, Nuno Kastro, regjistruan detajet. Përndryshe UEFA i ndalon rreptësisht sloganet politike në ndeshjet e saj”, shkruan Kurir, transmeton “Zëri”.
Djaloshi ka pasur në dorë si shumë tifozë simbole kombëtare edhe pse FFK kishte kërkuar që ato të mos futen në stadium.
Kosova ka barazuar 1-1 me Finlandën në ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret për kampionatin botëror.

provokacia 1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img