Në Zveçan të Mitrovicës është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Zveçan 06.01.2024-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton raporti i policisë.