Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor” deklaron policia.
I dyshuari në fjalë është arrestuar.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.