Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, e cila i kishte rezervuar një surprizë të këndshme.
Ishin dy njerëzit më të rëndësishmë për Mamaqin që i falën këto emocione të rralla. Bashkëshortja e tij Ami dhe djali Joel i kanë dërguar një video mesazh live në emision.
Ami deklaroi publikisht se Ermalin e do më shumë se të gjithë dhe ai është lumturia e saj.
Në video më pas është shfaqur vogëlushi Joel I cili ka thënë: “Babi je yll bote! Të dua shumë!” E gjithë surpriza u mbyll me një falenderim për stafin dhe familjen nga Ermali, ui cili pranoi se pas kësaj ishte shumë I emocionuar.