1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Djali i ushtarit të UÇK-së përshëndetet me kolegët e punës, merr rrugën e mërgimit

Valës së emigrimit të të rinjëve mga Kosova iu është bashkangjitur edhe Gazmend Hasani nga Podujeva. Për largimin e tij nga Kosova, ka njoftuar vetë ai në një postim në llogarinë e tij më facebook.

Postimi i tij i plotë:

M I R E U P A F SH I M K O S O V Ë

Kam punuar për 6 vite rresht dhe tash kam vendosur ta lë punën. I gjeta kolegë, e tash po i lë si familjarë. Për këto vite Restaurant ORA në Podujevë, me në krye Ditar Hoti, më mirëpritën dhe më ndihmuan ta kuptoja e mësoja më së miri zanatin. Unë në të vërtetë nuk kisha nevojë shumë për punë e pagë, sa kisha nevojë për miq, e këtu i gjeta të dyja. Në periudhën më të vështirë të jetës sime, kur të gjithë familjarët që më kishin mbetur, nuk i kisha pranë, u “strehova” te familja e madhe e Nexhmi Hotit ne RESTAURANT ORA.

I falënderoj të gjithë kolegët, stafin në përgjithësi, e sidomos Nexhin me dy djemt Ditarin e Visarin për këtë mbështetje.

Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.

Mirupafshim dhe faleminderit!

I përmalluar, Gazmend Behram Hasani

Katunishtë, Podujevë, Maj 2023

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img