Site icon PrishtinaPress

Djali i Ukshin Hotit: Ndoshta babi është gjallë!

Në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hotit, ka folur djali i tij tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti. Në një bisedë tejet emocionuse Andini tha se ka shpresa që babai i tij mund të jetë i gjallë.

“Ndoshta dikund është gjallë, me mban kjo shpresë”, tha Andin Hoti në T7.

Po ashtu ai shpresoi se shumë shpejt do të themelohet një Tribunal që do t’i gjykojë krimet e serbëve në Kosovë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është folur shumë për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë.
Fjalë të mëdha janë thënë për Ukshin Hotin nga secili lider i shtetit.
Exit mobile version