1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Djali i Tuxhmanit mbështet fuqishëm rrugën e Kosovës drejt NATO-s

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës gjendet në vizitë në Kroaci, për ta diskutuar çështjen e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i delegacionit të parlamentit kroat në Asamblenë e NATO-s, Miroslav Tuxhman, djali i presidentit të parë të pavarur kroat, ka njoftuar se do ta përkrahin Kosovën në seancën e radhës të asamblesë së NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgji, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast, kryetari i komisionit për punë të jashtme i Kuvendit, Elmi Reçica e ka falënderuar Kroacinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Integrimi në BE dhe NATO janë dy prioritete kryesore të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Reçica.

Zyrtarët e dy shteteve kanë njoftuar se nëse edhe ky takim nuk ishte i mjaftueshëm, atëherë do të takohen përsëri për të finalizuar partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Edhe ish-zyrtarët e lartë kroatë si Stjepan Mesiq dhe Zoran Milanoviq, janë lotues aktivë për Kosovën. Madje ish-presidenti kroat së fundi ka vizituar Kosovën ku u takua me Behgjet Pacollin. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img