Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të fundit si President. Trump e prezantoi djalin me konsiderata shumë të larta për kontributin që ai ka dhënë në fitoren e tij: “Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”-u shpreh Trump.
Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën. Trump ka nënshkruar së fundmi një urdhër ekzekutiv që kërkon t’u ndalojë nënshtetësinë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente të lindur në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar t’i japë fund një të drejte që Kushtetuta e SHBA e ka garantuar për më shumë se 150 vjet.
Ndërkaq, Barron Trump, nuk lejohet t’u japë shokëve të klasës së tij numrin e celularit për arsye sigurie, kështu që ai komunikon me ta në një mënyrë tjetër.
Ai studion në NYU Stern School of Business që nga viti i kaluar. Agjentët e Shërbimit Sekret janë me të gjatë gjithë kohës. Ai më parë u kërkoi kolegëve të tij të korrespondonin përmes Discord dhe tani ata janë në kontakt përmes konzollës së lojrave Xbox. “Është platforma e tij e zgjedhur për komunikim”-tha një burim për Page Six.
TMZ raportoi më parë se Barron “mezi ekziston” në kampus. Të qenit i rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret e bën shumë më të vështirë për të të bëjë miq.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar së fundmi aftësitë teknologjike të djalit të tij, duke bërë shumë të qeshin. “Unë e fik laptopin e tij dhe kthehem pesë minuta më vonë dhe shoh që ai e ka ndezur përsëri. E pyeta: “Si e bëre këtë?” për të cilën ai u përgjigj: “Rri larg kësaj, babi”.
Pasuria neto e Barron Trump ka pësuar një rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, falë pasurisë familjare dhe mbështetjes nga babai i tij. Barron, i cili ishte vetëm 10 vjeç kur babai i tij u zgjodh president për herë të parë, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut që nga ajo kohë.
Derisa ishte fëmijë, detajet rreth pasurisë dhe të ardhurave të tij ishin mbajtur të fshehura nga nëna e tij, Melania Trump. Megjithatë, tani që Barron është bërë i rritur, disa informacione kanë filluar të dalin në dritë.