Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Thaçit përmes një instastory ka thënë se sot e kësaj dite i ndalet zemra kur e sheh babin e tij duke shpallur Kosovën shtet.
“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke e shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndal me 17 shkurt 2009, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, derisa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët e tu. Urime Pavarësinë”, shkroi Thaçi.