Site icon PrishtinaPress

Djali i Sami Lushtakut, Mergimi, kujton krimet serbe në Kosovë

Në ditën kur Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, po merret në pyetje brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ka reaguar djali i tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Ai ka përmendur krimet e serbëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ka përmendur vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, masakrat, dhunimin e grave etj.

Postimi i plotë i tij:

Paqe nga Haga

Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,

2. Kryerjen e 400 masakrave,

3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,

4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,

5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.

 

Exit mobile version