Site icon PrishtinaPress

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi kandidat për kryetar në Skenderaj? (FOTO)

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi është parë këto ditë tek po merret me aktivitete të shumta në komunën e Skenderajt.

Mërgimi, është parë duke mbikëqyrur punimet e objektit të ri i shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” që është dashur të kryente nga babai i tij, i cili aktualisht është në burg, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, a do të thotë kjo se Mërgim Lushtaku po bëhet gati të garojë për kryetar komune në Skenderaj?!

Përmes disa fotografive që Mërgimi i ka publikuar në rrjetin social Facebook, mund të themi se ‘fushata’ e tij veç se ka filluar, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga ai vet.

Se a do të jetë Mërgimi kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt, dhe se a do të sukses të arrij 80 për qindëshin e votave sa mori babi i tij në vitin 2013, kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Exit mobile version