Site icon PrishtinaPress

Djali i Nuredin Lushtakut kërcënon me vrasje qytetarin që shpërndau lajmin e Insajderit

Zukë Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut, ka kërcënuar me vrasjen një qytetarë nga Skenderaj, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një lajm të Gazetës Insajderi ku thuhej se axha i tij kishte rrahur një person, në Skenderaj.

Pasi që Blerimi kishte shpërndarë lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ka marrë një mesazh kërcënues me jetë nga Zukë Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut.

“Ruju se po të len najkush për të vdekur boss, se po han m*t kogja shumë”, thuhet në mesazhin kërcënuar të djali të Lushtakut.

Blerimi, këtë mesazh kërcënues e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook.

“Sot u zgjova në mëngjes fillova ti bëjë gati valigjet të çmallem me familjarët dhe të kthehem prap në vendin ku jetoj në Suedi. Kur pa pritmas me vjen se mesazh si lloj kërcenimi nga djali i Nuredin Lushtakut. Dita ime e fundit u prish gëzimi dhe dhimbja që po e lë familjen në udhëheqje të këtyre matrapazve më kalpoi turp për ju të mjer s`kam fjalë si tju përshkruaj QENEFA”, ka shkruar Blerimi.

Gazeta Insajderi ka raportuar se si vëllau i Nuredin Lushtakut, Arif Lushtaku ka rrahur Ismet Bekim Mehmetin, në një parking në Skenderaj.

Rastin për Insajderin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se dje në orët e paradites ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj. Ankuesi ka raportuar se pas mosmarrëveshjes me të dyshuarin ka marrë tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Nuredin Lushtaku, është njëherit edhe bartës i listës së pavaruar të Bekim Jasharit, kandidatit për kryetar të Skenderajt./Insajderi.org

Exit mobile version