0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Djali i ish-Presidentit Thaçi do të votoj në zgjedhjet lokale të Shqipërisë, del publikisht në përkrahje të Erion Veliajt

Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka bërë të ditur se do të votojë në zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri.

Ai ka shprehur haptas përkrahjen e tij për Erion Veliajn, kryetarin aktual të kryeqytetit Shqiptar.

Veliaj ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet Endrit Thaçi, duke treguar se do të votojë në këto zgjedhje dhe se vota e tij do të shkojë për Erion Veliajn.

”Të dielën e ardhshme janë zgjedhjet lokale në Shqipëri. Si shumë shqiptarë të tjerë me dy shtetësi edhe unë do të votoj dhe nuk kam dyshim për kë do të votoj, për Erionin, natyrisht.” është shprehur ndër të tjera Endrit Thaçi.

Kryebashkiaku i Tiranës ka falënderuar Thaçin për mbështetjen.

‘’Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!’’ ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img