Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Vesel.
Ai ka postuar një fotografi të Thaçit me prindërit e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke shkruar se ky rast i ka pikëlluar shumë si familje.
“Shjkuarja në amshim e bacës Fazli na pikëlloi shumë si familje. Ngushëllime të sinqera të afërmve dhe miqve të familjes Veseli!”, ka shkruar Endriti në Instagram.
Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.
Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.