Site icon PrishtinaPress

Djali i axhës së Haxhi Avdylit, rehatohet në Ministrinë e Shëndetësisë

Ndonëse emri i tij u përfol si një nga ministrat e mundshëm të Qeverisë Kurti 2, Haxhi Avdyli nuk arriti që të marrë postin e të parit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Përkundër kësaj, deputeti i Listës ‘GUXO’, ka rehatuar në këtë dikaster kushëririn e tij të afërt, Emrush Avdyli.

Gazeta ka mësuar se Avdyli ka marrë pozitë në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arsim Berisha.

E këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku në fotografinë e publikuar shihet bashkë më zëvendësministrin Berisha.

“Punë të mbarë”, ka shkruar Avdyli në përshkrimin e fotografisë e cila shihet se është realizuar në një nga zyrat e MSH-së.

Exit mobile version