-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Djali i Adem Zogjanit: Babai u ftua nga EULEX-i dhe u dërgua në Hagë, pa e ditur familja

Adem Zogjani në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë dhe është dërguar për në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Liridon Zogjani përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit, Babi është ftuar nga misioni EULEX dhe nga aty është dërguar për ne Hage, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar ai.

Zogjani ka thënë se babai i tij nga Prokuroria Speciale është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.

“Nga Prokuroria speciale është ftuar për periudhën e luftës”, ka shtuar tutje.

Ai tutje ka thënë se babai i tij ka qenë përkrahës i celulave të para të UÇK-së bashkë me vëllain e tij Hysen Zogjanin.

“Babi ka qenë një mbështetës i fuqishëm i celulave te para te luftës, në aspektin operativ e sidomos atë financiar, që nga fillimi i viteve i 80-ta . Ishte krah i djathtë i vëllaut të tij Hysenit-njërit nga themeluesit e UÇK-së ( i kidnapuar nga shërbimet sekrete serbe 1998 ). Babi ka qenë i arrestuar disa herë në vitet e 90-ta nga sigurimi serb, duke ia pamundësuar jetën dhe punën në shtëpinë e tij. Pasi që nuk dihej me për fatin e vëllezërve të tij të arrestuar nga regjimi serb, Babi kalon në zonën e luftës , respektivisht ne SHP te UÇK-së, ku do të kryej me sukses te gjitha detyrat që i besohen për lirinë e vendit te tij .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img