Një burrë nga Peja ka bërë të ditur se djali i tij e ka sulmuar fizikisht.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se djali e ka shtyer babain duke e rrëzuar shkallëve të shtëpisë.
Sipas njoftimit viktima ka refuzuar tretman mjekësor.
“Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” – thuhet në njoftim.