6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Djali 14-vjeçar në Gjakovë largohet nga shtëpia, nëna që s’di gjë për fatin e tij kërkon ndihmën e Policisë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe dje në Gjakovë, ku një grua ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur djalin e saj, i cili që nga 13 tetori ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.

Sinjali mëson se djali është i moshës 14-vjeçare, i cili doli nga shtëpia në orët e mëngjesit të së premtes.

Të shqetësuar për djalin, familja ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast kanë nisur hetimet për ta kërkuar të miturin.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hetimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img