0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

DIZAJN DHE ARKITEKTURË / “Korridori transparent”, Ura më e gjatë prej xhami në botë

Vepër e re rekord është puna e Institutit Kinez të Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang, ndërsa gjatësia e saj e saktë është 526.14 metra

Ura është e shtruar me tre shtresa xhami të kalitur me trashësi 4,5 cm, me një transparencë të jashtëzakonshme, gjë që e bën strukturën pothuajse plotësisht transparente – deri në një nivel prej 99,15%, si dhe shumë rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve.

Kjo zonë e Hongyagut, në kontenë Pingshan, Hebei, e vendosur në juglindje të Kinës, shpesh goditet nga tajfunet gjatë verës, kështu që dizajni i urës kërkonte fleksibilitet dhe rezistencë të madhe ndaj erërave të forta.

Ekipi i projektit zhvilloi prova në një imitues dhe projektoi kabllo mbështetëse të zhdrejta për të rritur stabilitetin e urës.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.

Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për ata me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju zhvendosë vëmendjen nga ajo arritje.

Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit.

A do të guxonit edhe ju të ecnit mbi urën transparente?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img