Site icon PrishtinaPress

Dixhitalizimi mbyll 188 mijë vende pune në Gjermani

Që nga viti 2000 në Gjermani janë mbyllur 180 mijë vende pune dhe shumë punëtorë tani po shohin gjithnjë e më shumë dixhitalizimin si kërcënimin e ardhshëm të madh për punësim.

Sipas një studimi nga Shoqata e Punëdhënësve në Gjermani, prezantuar nga Bloomberg, vetëm në industrinë bankare private të vendit, rreth 40 për qind e të punësuarve besojnë se dixhitalizimi do të përkeqësojë sigurinë afatgjatë të punës gjatë dy viteve të ardhshme.

“Shumë huadhënës po ndryshojnë modelet e tyre të biznesit, me humbjen e vendeve të punës si rezultat i dixhitalizimit, por ka edhe shumë vende të reja pune, veçanërisht në ndërfaqen midis bankave dhe teknologjisë së informacionit”, tha Carsten Rogge-Strang, drejtor Menaxhues në Shoqatën e Punëdhënësve për bankat private, përcjell Telegrafi.

Në një anketë të vitit 2015, vetëm 31 për qind e të anketuarve prisnin një përkeqësim dhe në të njëjtën kohë, përqindja e atyre që parashikojnë përmirësime ka mbetur pothuajse konstante në rreth 25 për qind.

Exit mobile version