Ermal Krasniqi shumë shpejt pritet të largohet nga futbolli i Kosovës.
Anësori këmbëshpejt do të transferohet në Evropë.
Sipas mediave në Rumani, Cluji do të jetë klubi i ri i yllit të Ballkanit.
Sipas “DigiSport.ro”, në ditët e ardhshme, Krasniqi mund të prezantohet te CFR Cluji.
“Ai është një futbollist që na pëlqen, mua më pëlqen. Le të shohim nëse do të mund të kryejmë punë”, deklaroi trajneri i Clujit, Dan Petrescu javë më parë.
Ndryshe, Krasniqi kishte rënë në sy të drejtuesve të Clujit kur Ballkani dhe skuadra rumune ishin përballur në grupet e Ligës së Konferencës.
Krasniqi është në vitin e fundit të kontratës me Ballkanin dhe nga ky muaj mund të negociojë me çdo klub./Prishtinapress/