Ditët e Kujtesës në Shqipëri po vijojnë me performanca artistike në muzeun kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, të frymëzuar nga jeta dhe vepra e kundërshtarëve të diktaturës.
Duke vënë përballë himnin e diktaturës me dënimet në mungesë lirie, një performancë solli në vëmendje veprat e atyre që qëndruan dhe u dënuan gjatë komunizmit, shkruan euronews.al.
Për një orë të plotë u tregua jeta nën diktaturë mes këngëve për lavdi të sistemit komunist në Shqipëri dhe dënimeve të pamëshirshme që ai jepte.