Pavarësisht angazhimeve ditore, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjen kohë edhe për aktivitete tjera.
Thaçi që në dukje është vital, në mbrëmje shpesh shkon në palestër, shkruan Indeksonline.
Sonte, ai po stërvit bashkë me një ish-anëtar të PDK-së, Shukri Bujën që ishte dhe kryetar i Lipjanit.
Bashkë me ta është edhe Sejdi Hoxha, kryeshef i PTK-së, i cili edhe ka njoftuar për takimin e tyre në palestër.
“Presidenti ne formë si gjithmonë, Shuki dihet, unë ka mundohem!”, ka thënë Hoxha.