Këngëtarja Enca Haxhia e ka festuar ndryshe 21-vjetorin e lindjes së saj.
Këtë herë ajo ka qenë në Londër ku ka qëndruar te disa miq të saj. Përmes fotove dhe videove të publikuara prej saj në SnapChat Enca ka treguar se sa është argëtuar me shoqërinë e saj në kryeqytetin britanik. Gjithashtu ajo nuk ka harruar të falenderojë ndjekësit, por edhe të gjithë personat që e kanë uruar për ditëlindje.