Site icon PrishtinaPress

Ditëlindja e Adem Jasharit, po të ishte gjallë, do t’i bënte 65 vjet

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet.

Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandant Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” iu dha në vitin 2008.

Exit mobile version