Në Kosovë sot është ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila me dekret të lëshuar nga ajo është shpallur ditë zie.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 46 persona në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.