0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, IHDNj: Punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë

Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut (IHDNj) kanë bërë të ditur se me shqetësim janë duke vëzhguar kushtet dhe të drejtat e punës të punëtorëve të pastrimit.

Në një njofitm IHDNj ka theksuar se punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë, dhe mbrojtje institucionale për respektim të drejtave të tyre në punë.

“IHDNj është e indinjuar me mbikëqyrjen e munguar nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh. Hulumtimi i IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale. IHDNj thërret institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

IHDNj është e përfshirë aktivisht në avokim për kushte më të mira të punës për punëtorët e mirëmbajtës higjienike, dhe do të vazhdoj këtë betejë deri në jetësim të të gjitha të drejtave për të gjithë këta punëtorë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img