Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” këtë të martë.
Ai komentoi edhe ditën e zisë që mbajti Serbia për serbët e vrarë pas sulmit në Banjskë. Kreu i shtetit shqiptar tha se nuk mund të barazohet terroristi me atë që bie në krye të detyrës.
“Nuk mund të bëhet shenja e barazisë midis terroristit dhe atij që bie në krye të detyrës. Por me një akt provokativ për Kosovën për vlerat e BE-së dhe për komunitetin euroatlantik”, tha Begaj./tvklan.al