Site icon PrishtinaPress

Dita e Tokës, Haradinaj thotë se duhet të angazhohemi për mjedis të pastër

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Ditën e Tokës, ka shkruar se 22 prilli shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë.

Andaj, Haradinaj thotë se të gjithë duhet të angazhohen për një mjedis më të pastër.

“Më 22 prill 1970, për herë të parë filloi të festohej Dita e Tokës. Kjo ditë e veçantë shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, për të na ndërgjegjësuar që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën, për veten dhe për gjeneratat që vijnë. Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës.

 

Exit mobile version