2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Dita e të Zhdukurve, Abdixhiku: BE-ja ta mbajë lartë në agjendën e saj presionin ndaj Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 1 mijë e 617 personat e zhdukur të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Adixhiku thotë se të zhdukurit përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë, “një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë”, shkruan më tej kreu i LDK-së.

Po ashtu, Abdixhiku thotë se Bashkësia ndërkombëtare dhe BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden.

“Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img