Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Ajo përmes një shkrimi në “X” ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën, derisa ata mbrojnë kombin e tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Urimet tona të përzemërta për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë treguar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të palëkundur”.
“Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, derisa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina”, ka shkruar Osmani.