-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dita e parë e vjeshtës, temperaturat në Kosovë shkojnë deri në 34 gradë

Sot po shënohet dita e parë e stinës së vjeshtës, teksa në Kosovë po mbizotrojnë temperatura tejet të larta.

Momentalisht në kryeqytet temperaturat po shënojnë 31 gradë, teksa në qytetin e Gjilanit raportohet se sot gjatë ditës ato kanë shkuar deri në 34 gradë.

Për dallim nga sot, për ditën e nesërme paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të shtunën  fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min por kjo ditë do t’i ngjasojë më shumë një dite tipike vere, pasi që temperaturat do të jenë të larta . Në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor. Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë. Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta , ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.

“Të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin , por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img