Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Java e gjashtë në futbollin elitar kosovar nisi dje (e premte), ku Prishtina fitoi pa shumë vështirësi ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-0.
Megjithatë, sot kemi në orar edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë, ku luhet në Ferizaj dhe në Suharekë.
Në ndeshjen e parë, Ferizaj është nikoqir i Llapit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet gjithashtu në stadiumin e qytetit me bari artificial, ku Suhareka e pret Feronikelin ’74.
Të dy ndeshjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 15:00.