1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dita e katërt e protestave në Beograd: Protestuesit rrëzojnë rrethojën para parlamentit

Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe në ditën e katërt, ndërsa protestuesit të premtën rrënuan rrethojë para parlamentit serb, respektivisht zhvendosën atë tek shkallët e ndërtesës ku dhe ndezën pishtarët.

Protestuesit u tubuan para parlamentit serb në ditën e katërt me radhë kundër masave të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç raporton, Anadolu Agency, në Beograd të premtën ishte qetë deri në orën 21:15, por më pas protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit dhe depërtuan në shkallët e ndërtesës.

Protestuesit të cilët kaluan rrethojën dëbuan edhe gazetarët dhe kameramanët para hyrjes së ndërtesës, me qëllim që t’i pengojnë të regjistrojnë atë që ndodhte atje.

Para parlamentit nuk kishte forca policore, ndërsa kordoni i sigurisë u formua pasi protestuesit rrënuan gardhin.

Protestuesit po ashtu hedhnin pishtarë, gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img