“Dita e fundit”: Gjykata Speciale flet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

102
Advertisement

24 tetori mund të jetë data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të njoftonte nëse ka konfirmuar ose jo propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Advertisement

Megjithatë, pyetur nëse në këtë periudhë kohore mund të presim ndonjë verdikt, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, nuk pohon e as mohon një gjë të tillë.

Ajo shprehet se një aktakuzë e këso lloji, e nisur për shqyrtim nga Gjykata Speciale, mund të konfirmohet nëse ajo bëhet publike, jo më vonë se paraqitja e parë e të dyshuarit para gjykatës.

‘’Rregullat e Procedurës dhe Provave parashikojnë që, nëse konfirmohet, një aktakuzë do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës’’ tha Grieo .

Griep lë të kuptojë se konfirmimi ose jo, mund të ndodhë edhe pas periudhës gjashtëmujore hetimi, që nga paralajmërimi i saj.

Ndryshe derisa ajo të konfirmohet ose jo, çdo gjë rreth përmbajtjes së saj dhe rishikimit, mbetet sekrete.

‘’Përveç nëse dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj’’, shton ajo për klankosova.tv.

PostAdssFotoja e reklamës