0.9 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dita e Evropës shënohet me art rruge në Prishtinë – Szunyog e Rama i bashkohen pikturimit të flamurit të BE-së, Kosovës dhe Ukrainës

Për nder të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një serë aktivitetesh,  për ta shënuar 9 majin.

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,  është shprehur i lumtur që këtë ditë po e feston këtu në Kosovë edhe këtë vit.

“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për Ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës, vitin e kaluar e kemi nisur nga Dragodani, sot po e nisim nga rrethi i Prishtinës, ku do të mbahen edhe festivale me shumë artistë. Unë mendoj se kombinimi i ngjyrave për Ditën e Evropës është shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Szunyog po ashtu shtoi se ndjehet mirë kur kujton faktin se ngjyrat e flamurit evropian,  janë të ngjashme me ato të flamurit të Kosovës dhe atij të Ukrainës.

“Jam shumë i lumture që para se gjitha kemi artistë nga Belgjika, pra kryeqyteti i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ne kemi një dizajn që është kombinuar me ngjyrat  kaltër dhe të verdhë, pra me yje të Evropës, e që shprehin ngjyrat e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu janë edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Ukrainës. Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetje tonë për Ukrainën dhe Kosovës,  gjithashtu integrimin e  Kosovës, në BE dhe Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se prania e vetë Szunyog në Kosovë, në këtë ditë tregon mbështetjen e BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.

“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE këtu për të shënuar Ditën e Evropës. Duke pasur parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian,  kjo sot tregon një mbështetje të BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në BE.  Sot këtu një grup artistësh i dhanë këtij muri ngjyrat e Evropës, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës dhe lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama.

9 maji është festë zyrtare në Kosovë dhe institucionet e kanë pushim, megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së dhe ende nuk mund të lëvizë pa viza në vendet europiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img