Ambasada e Italisë në Kosovë në rastin e Ditës së Evropës më 9 maj është shprehur se mbështet rrugëtimin e Kosovës dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkmit EVropian.
“Gëzuar Ditën e Evropës nga Prishtina. Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt familjes së BE-së,” shkroi ambasada italiane në “X”.