Site icon PrishtinaPress

Dita e “El Clasicos”, Reali e pret Barçën 

Nga shumëkush edhe cilësohet si ndeshja më e madhe në planet. 

”El Clasico” rikthehet sonte, më fuqishëm se kurrë, me dy ekipet në formën më të lartë. 

Është “Santiago Bernabeu”, arena ku dy klubet do të luftojnë për tre pikë shumë të rëndësishme. 

Real Madridi vjen në këtë takim pas fitores së madhe ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve. 

Fitore masive përjetoi edhe Barcelona gjatë kësaj mesjave, duke triumfuar ndaj Bayernit, me shifrat 4-1. 

Ndeshja e sontme nis nga ora 21:00.

Exit mobile version