-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dita e dytë e Epopesë, vazhdojnë homazhet në Prekaz

Krerë të shtetit, liderë partiakë dhe qytetarë të shumtë edhe sot po vazhdojnë me homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

09:52 – Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe tek varrezat e Familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Nga aty Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”.

“Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane. Këtë rrugë, në këtë ditë, duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku.

 

10:12 – Krasniqi: 5,6 dhe 7 marsi, ditët kur ka lindur liria e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai pas homazheve është shprehur se 5,6 dhe 7 marsi janë ditët kur ka lindur liria e Kosovës.

“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë, andaj si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafund për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së, por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot”, u shpreh ai.

Krasniqi gjithashtu tha se në ditë të shënuara si kjo, viteve të fundit, siç u shpreh ai, ndjehet mungesa e themeluesve të UÇK-së, përcjell Klankosova.tv.

“Padyshim që në ditë të shënuara si kjo, ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Hashim Thaçit e të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që janë të privuar nga liria dhe po mbahen larg nesh. Andaj në ditë të tilla besojmë që çdo shqiptar para se gjithash duhet ta kujtojë e ta vlerësojë në mënyrën më të veçantë këtë sakrificë të familjes Jashari, por po ashtu edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i luftës çlirimtare të UÇK-së”, u shpreh tutje Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img