Site icon PrishtinaPress

Dita e Çlirimit të Prishtinës, Krasniqi: 24 vite më parë Serbia u gjunjëzua

Në 24-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot duhet nderuar “luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza të cilët u bën urë e dritë për këtë ditë”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se sot përulemi para vetëmohimit të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.

“Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Çlirimit, Prishtinë!

10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 112 vite më vonë – në Prishtinë!

Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!

Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet!

Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!

112 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës!

Sot, përulemi para vetëmohimit të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.

Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese.

E përjetshme qoftë Kosova!

Exit mobile version