Krerët e shtetit kanë organizuar pritje shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Dita e Çlirimit është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re.
Ajo u shpreh se paqja e arritur para 24 vjetësh është “mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë”.
“Dita e Paqes, që ne e njohim edhe si Dita e Çlirimit, është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re. Paqja e arritur para 24 vjetësh është mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë. Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat e robërisë dhe sakrificës së pareshtur për liri.
Kjo ditë përmbyll një kapitull të errët të së kaluarës tonë dhe është dëshmi e vullnetit të paepur të atyre që luftuan për çlirim dhe të qëndrueshmërisë së atyre që duruan tmerret e robërisë”, tha Osmani.