0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS SË AUTORIT

Në kryeqytet po vazhdojnë ngjarjet kulturore dedikuar librit dhe promovimit të rëndëisë së leximit. Muaji prill filloi me një ngjarje kulturore dedikuar librit për fëmijë, derisa po shkon drejt fundit me një ngjarje kulturore dedikuar librit për të rritur.

Organizata joqeveritare “ETEA”, kësaj radhe së bashku me institucionin qëndror bibliotekar – Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë bërë bashkë për të organizuar manifestimin qëndror me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të të Drejtës se Autorit.

Prandaj, për qëllime të tilla vjen edhe ngjarja kulturore e datës 23 prill 2019 si bashkëpunim mes organizatës “ETEA” dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Janë dy aktivitete që do ta karakterizojnë këtë ngjarje, si në vijim:

1). Duke filluar nga ora 14:00, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare do të zhvillohet një panel diskutimi mes fwmijwve. Për herë të parë fëmijët do të kenë rastin të flasin për të rriturit. Temë e këtij paneli është “Kultura e leximit te të rriturit dhe roli i prindërve në kultivimin e m kulturës së leximit te fëmijët, duke përfshirë edhe raportin

libër, bibliotekë dhe shkollë”. Pra, është koha t’i dëgjojmë fëmijët se çka mendojnë për të rriturit dhe se çfarë modeli duhet t’u jepin këta të fundit fëmijëve të tyre në menyrë që brezat e ardhshëm ta kenë të zhvilluar kulturën e leximit, pasi fjalët nuk mjaftonë.

2). Në ora 19:00, pranë dyerve kryesore të Bibliotekës Kombëtare, për 2 orë rresht gërshetojmë artet letrare dhe muzikore. Me pak fjalë, në nderim të librit, mbyllim ditën

me diskutime miqësore për letërsinë dhe të drejtën e autorit, me lexime të veprave personale nga krijues letrar shqiptar, dhe të gjitha këto nën përcjelljen e tingujve të muzikës klasike dhe argëtuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img